Adnan Januzaj – Barcelona, lajm i papritur nga Spanja

Sulmuesi kosovar, Adnan Januzaj është një nga opsionet që Barcelona po shqyrton për të përforcuar repartin ofanziv për sezonin e ardhshëm.

Ai është një nga lojtarët që bordi katalonas po e konsideron si anësor të djathtë, sipas Radio Marca Donosti. Megjithatë, nuk është e lehtë që interesi për këtë lojtar të konkretizohet pasi ka disa raste për të zgjidhur paraprakisht.

Në vend të parë është ai i Ousmane Dembélé. Rinovimi i tij nuk dihet nëse do të ndodh.

Edhe pse javët e fundit dukej se kishte një afrim, orët e fundit duket se ai nuk do të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Opsioni tjetër është i Raphinhas. Braziliani prej disa kohësh është në fokusin e Barcelonës. Problemi është çmimi.

Më pas janë disa futbollistë për të cilët Barcelona është e interesuar nëse asnjë nga këto dy opsione nuk realizohet. Një prej tyre është edhe Januzaj i cili di për interesimin e klubit të Barcelonës, siç konfirmon kjo gazetë.

Kjo është një nga arsyet pse ai nuk ka rinovuar kontratën me Real Sociedad. Klubi i San Sebastian njoftoi këtë të hënë se belgu nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm në klub.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme