Adnan Januzaj në bisedime me klubin e njohur turk

E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Turqi.

Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se reprezentuesi belg është në bisedime me Istanbul Basaksehir.

Bisedimet po vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje, teksa tani për tani nuk ka diçka konkrete.

Januzaj është pjesë e Sevillas nga viti i kaluar. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

27-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e Jorge Sampaolit, teksa këtë sezon ka regjistruar vetëm dy paraqitje në La Liga.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje mes tij dhe klubit nga Stambolli.

Kujtojmë se afati kalimtar dimëror në Turqi mbyllet më 8 shkurt, që do të thotë se Basaksehiri ka edhe disa ditë në dispozicion për të kompletuar lëvizjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme