Adrian Kozniku ia “dridh karrigen” Bunjakut: Jam i gatshëm për Kosovën

Ish-menaxheri i Shkëndijës, Adrian Kozniku ka shprehur gaditshëmerinë për ta menaxhuar përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline

Në një intervistë për “Radio Kosovën”, legjenda kosovare ka thënë se është i gatshëm për Kosovën, por nuk është njeriu kryesor që vendos për zëvendësimin e Bunjakut.

“Unë kam qenë i gatshëm edhe para se mu pranu Kosova në FIFA. Si cdo trajner, edhe unë kam dëshirë për ta përfaqësuar Kosovën, e pres me padurim këtë shans. Kosova ka lojtarë mjaftë të mirë, edhe në Kosovë edhe jashtë saj. Unë nuk jam ai që vendosi, për momentin është selektori, por unë jam i gatshëm. Unë kam provojë të madhe, kam qenë lojtar i madh dhe nuk do të thotë se jam një trajner i papërvojë”, ka thënë Kozniku.

Kosova u mposht nga Islanda në ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, ndërsa pas humbjes të gjithë tifozët kërkojnë largimin e Albert Bunjakut. Sic, duket një prej trajnerëve që pritet ta zëvendësoj atë në rast largimi është ish-futbollisti i Prishtinës, Hajduk Splitit, Apoelit, Adrian Kozniku./IndeksOnline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme