Blero ka shumë për të festuar
Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero është njëri ndër artistët më të përfolur nga mediet rozë, si për projektet e tij ashtu edhe për jetën private.
Blero sot po feston ditëlindjen e 39 –të, me këtë rast e dashura e tij Afrona Dika ia ka bërë një surprizë të këndshme atij.
Ajo shihet se ka ftuar shumë mysafirë në një ambient të freskët e shumë festiv.
Blero i befasuar vjen duke e përqafuar Afronën dhe duke iu falënderuar të gjithëve, shkruan rtv21.tv.
Këngëtari sot ka festë të dyfishtë, ai pak orë më parë publikoi këngën dhe videoklipin më të ri të cilin e titulloi “Ndale”.