Aida me baladën “A je mirë”, merr një milionë (Video)

Duket se këngëtarja Aida Doci, ka goditur në shenjë edhe këtë herë.

Këngëtarja e cila njihet për baladat e dashurisë, ka prekur shumë persona të dashuruar me baladën e fundit “A je mirë”.

E publikuar para disa dite, kënga me tekst dhe muziikë të Fatmir Mujës , tashmë ka arritur shifrën e mbi një milionë klikimeve në Youtube, transmeton “Magazina.al”

Aida njihet për zërin e saj të veçantë të cilin e kishte shfaqur duke kënduar cover të shumë këngëve të njohura./Magazina.al/