Ajax ndryshon emrin e stadiumit, nuk ka më “Amsterdam Arena”

Lajmërim historik nga Ajax, në ditën kur Joahn Cruijff do të mbushte 70 vjeç. Klubi i futbollit holandez lajmëroi në një komunikatë zyrtare duke thënë se do ndërrohet emri i stadiumit “Amsterdam Arena”. Ai do të quhet “Johan Cruijff Arena”.

Një vendim historik, duke i dhënë stadiumit emrin e legjendës së futbollit Johan Cruijff, i cili më 25 prill do të mbushte 70 vjeç.

Cruijff gjeti vdekjen e parakohshme për shkak të në sëmundje nga e cila ishte prekur, në 24 mars të vitit 2016.

“Lartësia e Johan ishte në shumë plane, si futbollist, trajner dhe bamirës”, lexohet në komunikatë.

Ndryshimi do të bëhet brenda gjashtë muajsh, pasi ndryshimi i emrit të stadiumit, ka komplikime të shumta, edhe nga pikëpamja komerciale. /a.y/noa.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme