Akil Gjakova humb shansin për medalje

Fati i të motrës nuk e ndjek xhudistin nga Kosova. Akil Gjakova ka humbur mundësinë edhe për medaljen e bronztë, pasi nuk ka arritur të mundë Rustam Orujov të Azerbajxhanit.

Akili po ashtu ka humbur në çerekfinale ndaj konkurrentit të Mongolisë, Oshir Tsend.

 Akili më herët fitoi ndaj kundërshtarëve të tij, suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore, pastaj Nils Stump nga Zvicra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.
Kampioni i Evropës garoi në kategorinë deri në 73 kg të xhudos por nuk arriti të triumfonte, ndryshe nga motra e tij Nora, e cila mori medaljen e artë.