Alarmohen klubet angleze, Barca përpiqet për rinovim – mësohet klauzola në kontratën e Dembele

Barcelona planifikon t’ia vazhdojë kontratën Ousmane Dembeles nga frika se mund ta humbë me çmim të lirë.

Kontrata e anësorit skadon në verën e vitit 2024, mirëpo largimi i francezit në vitin e fundit të kontratës mund t’u kushtojë Blaugranëve.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klauzola e tij e lejon të largohet për 100 milionë euro, mirëpo në rast se hyn në vitin e fundit (pas korrikut dhe gushtit 2023), çmimi i tij përgjysmohet në 50 milionë euro.

Katalunasit paguan rreth 150 milionë euro kur e transferuan Dembelen në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, andaj duan t’ia rinovojnë kontratën, në mënyrë që të shmangin shitjen me çmim të lirë.

Në ndërkohë, klubit angleze janë alarmuar për mundësinë e transferimit me çmim të përgjysmuar dhe janë duke e monitoruar situatën nëse do të aktivizohet klauzola e transferimit për 50 milionë euro pas afatit kalimtar veror.

Deri më tani këtë sezon, francezi ka regjistruar 28 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola, megjithatë ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme