Albright e gatshme të bëhet myslimane për të kundërshtuar Trumpin

Ish-sekretarja e Shtetit dhe përkrahësja e madhe e Kosovës, Madeline Albright, ka thënë se është e gatshme të regjistrohet si myslimane në solidaritet me ata që praktikojnë fenë në Amerikën e Trumpit.

Kundërshtimi i Albrightit vjen pas raportimeve se Presidenti Trump është duke planifikuar të marrë masa ndaj imigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë u rrita si katolike, u bërë anëtare e Kishës anglikane dhe më vonë zbulova se familjen e kam hebreje. Jam gati të regjistrohem si myslimane për solidaritet”, ka shkruar Albright në Twitter.

Reagimi i ish-Sekretares së Shtetit ka ardhur pasi Presidenti pritet të nënshkruajë një urdhër me të cilin ua ndalon hyrjen imigrantëve me origjinë nga shtatë shtete myslimane, transmeton Koha.net.

Albright edhe më parë ka thënë se do të solidarizohet me myslimanët nëse Donald Trump i detyron ata që të regjistrohen.

“Nëse i detyroni myslimanët të detyrohen, ne do të regjistrohemi si myslimanë”, ka thënë Albright në protestën e javës së kaluar “Woman’s March”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme