Albumi “Xperimental” i publikuar në fund të qershorit përmban 16 këngë
Pas publikimit të albumit “Xperimental” në YouTube, Flaka Krelani ka konfirmuar se albumi i saj më i ri mund të gjendet edhe në iTunes, Amazon e Shazam.
Albumi “Xperimental” i publikuar në fund të qershorit përmban 16 këngë, ndërsa është incizuar në J2L Records me producent Xhimi on dE Beat.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja përmes faqes së saj në Facebook.
“Xperimental në iTunes; Amazon.com; Shazam, së shpejti edhe në të tjera”, ka shkruar Krelani. / KultPlus.com