Allegri: Ky ekip është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, nuk është i lumtur me fitoren e Barcelonës ndaj PSG-së

 

Ai mendon se kualifikimi i Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve është lajm i keq për skuadrat pjesëmarrëse në garë. Sipas strategut italian, tash ekipi i Lusis Enriques mund ta fitoj edhe krejt garën.

“Me gjithë respektin ndaj Paris Saint-Germain, të kemi Barcelonën në çerekfinale nuk është aspak mirë”, deklaroi Allegri para ndeshjes kundër Milanit në Serie A, e cila luhet të premten.

“Diçka si kjo që i ndodhi Barcelonës në ndeshjen e parë në Paris nuk ndodh çdo vit, ose edhe më tepër në pesë vjet. Andaj, është normale që tani Barcelona të jetë favorite për të fituar Ligën e Kampionëve së bashku me Bayern Munichun dhe Real Madridin”, theksoi ai.

Barcelona bëri rikthim sensacional nga disavantazhi 4:0, nga ndeshja e parë, duke fituar 6:1 në ndeshjen e kthimit në Camp Nou. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme