Allegri tregon pse u largua nga fusha pa përfunduar ndeshja Inter-Juventus

Juventusi ka shënuar fitore në derbin e madh të javës së 27-të në Serie A, duke e mposhtur Interin minimalisht 0:1.

Interi hyri në këtë duel si favorit, shto këtu që ndeshja luhej në stadiumin e tyre.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” arriti të kalonte në epërsi në minutën e 23-të kur Filip Kostic realizoi.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u largua nga ndeshja në minutën e 87-të të ndeshjes, ndërsa e sqaroi edhe arsyen pse.

“Ata nuk kishin më nevojë për mua në atë moment. Po acarohesha, kështu që në vend që të ndëshkohesha ose të përjashtohesha, vendosa se ishte më mirë të largohesha. E lashë në dorën e tyre, lojtarët e dinin se çfarë po bënin”, u shpreh Allegri.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, shtatë pikë më pak se Milan që mban pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Juventusit i janë hequr 15 pikë këtë sezon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme