Almeda dhe Tolgahan kanë një falënderim (Foto)

I kanë dhënë fund beqarisë çifti i njohur Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Edhe pse në media kanë qarkulluar foto të çifti nga kurorëzimi, dyshja sapo kanë publikuar disa fotografi profesionale të cilat nuk i keni parë më herët, shkruan rtv21.tv

Tolgahan  Sayisman aktori i famshëm turk ishte i pari që postoi foto në Instagram ku në mbishkrim la një falënderim për të gjithë ata që ishin pran në ditën e tyre të veçantë.

“Dhe po ne jemi një familje. E bukura e botës gruaja ime, nëna, babai,  vëllai im, motra ime, shokët e mijë dhe të gjithë ata që kanë qenë me zemër me neve qoftë edhe kilometra largë nesh shumë faleminderit. Dhe veçanërisht atë që mua më ka treguar gjithmonë rrugën dhe ka qenë me mua në kohët më të vështira mësuesi im i parë Said Sözühikmet shumë faleminderit”, ka shkruar aktori.

e

Ndërsa Ish Miss Shqipëria Almeda Abazi menjëherë pas burrit të saj ka ndarë për fansat e saj një foto, duke treguar kështu se ëndrra i është bërë realitet.

“Një ëndërr mu bë realitet, të gjithë ata që ishin pran meje edhe ata që nuk ishin, shumë faleminderit, nuk më keni lënë vetëm,  ju dua shumë”, ka qenë mbishkrimi i Alemdës.

Almedaa

Mediat turke raportojnë se në dasmë kishte të ftuar rreth 40 persona, familjarë dhe miq të çiftit./21Media