Alonso lajmëron lamtumirën me një foto domethënëse (Foto)

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Real Madridit, tani që luan për Bayern Munichun, Xabi Alonso, kohë më parë kishte paralajmëruar largimin e tij nga futbolli. 

Edhe pse 35 vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje në këtë vit dhe është në formë të mirë, nuk do të vazhdojë të luajë.

Alonso të enjten në mëngjes ka postuar një foto që për shumë kë është lajmërimi i fundit për lamtumirën.

Një foto me këpucë në dorë ku shkruhet: “Jetoje. Duaje. Lamtumirë lojë e bukur”.

Edhe drejtori i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, ka falënderuar lojtarin që gjendet në klubin e tyre nga viti 2014.

“Bayern dëshiron të falënderojë një lojtar të madh dhe njeri që ka luajtur gjithmonë në fushë me madhështi”.

“Xabi Alonso është një nga lojtarë më të mëdhenj një botë. Ai i ka fituar të gjitha në karrierën e tij. Ai ka një personalitet të jashtëzakonshëm dhe është xhentëlmen i futbollit”.

Alonso e nisi karrierën te Real Sociedad në vitin 1999, para se të kalonte te Liverpooli ku qëndroi për pesë vite.

Ai luajtur te Reali pesë vite të tjera ku fitoi gjithçka.

Alonso në karrierën e tij e ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian dy herë. /Telegrafi/

View image on Twitter

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme