Pandeli Majko do të rikthehet në Kuvend, pas më pak se një viti mungesë. Mediat bënë të ditur se sot Majko ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Majko do të zërë ulësen e Alqi Bllakos të cilit iu vunë pranga me kërkesë të SPAK për të shkak të përfshirjes në aferën e Inceneratorit të Fierit.
Pandeli Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin, pasi ishte renditur jashtë listës së sigurt.