Alves ka pranuar ta dorëzojë pasaportën dhe të mbajë pajisje gjurmimi nëse lirohet me garanci

Futbollisti brazilian, Dani Alves, ka pranuar ta dorëzojë pasaportën dhe të mbajë një pajisje gjurmuese nëse lirohet në pritje të hetimit për sulm seksual – kanë thënë avokatët e tij në një apel të paraqitur në një gjykatë spanjolle këtë javë.

39-vjeçari u ndalua përkohësisht në janar, pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një femre që supozohej të ketë ndodhur në një klub nate më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Një gjykatës urdhëroi që lojtari veteran të burgosej pa lirim me kusht, pasi analizoi hetimin fillestar nga autoritetet dhe e dëgjoi dëshminë nga Alves, nga viktima e supozuar dhe nga një dëshmitar. Futbollisti ka mohuar çdo keqbërje.

Në apelin e siguruar nga Associated Press, braziliani është shprehur i gatshëm të raportonte në gjykatë dhe tek autoritetet sa herë që kërkohej, përfshirë çdo ditë, dhe të mos largohej nga Spanja.

Ai nuk do të afrohej më shumë se 500 metra nga akuzuesja, shtëpia ose vendi i saj i punës, dhe nuk do të komunikonte me të për asnjë çështje.

Dani do të pranonte të mbante një pajisje gjurmimi që i lejon autoritetet ta monitorojnë vazhdimisht vendndodhjen e tij për t’u siguruar që ai të përmbushë detyrimet e tij.

Përveç dorëzimit të dokumenteve të udhëtimit tek autoritetet, Alves do të paguante garancinë në shumën e përcaktuar nga gjyqtari.

Gjykatësi e kishte mohuar lirimin me kusht të Alves, për shkak se konsiderohej se ishte rrezik se ai mund të ikte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme