Anceloti flet për pensionimin e mundshëm, e konfirmon edhe interesimin e Brazilit

Ancelotti e konfirmon interesimin e Brazilit, flet edhe për pensionimin e mundshëm.

Carlo Ancelotti konfirmoi interesimin e ekipit kombëtar të Brazilit për ta emëruar atë si selektor, por tha se dëshiron të përmbush kontratën e tij me Real Madridin.

Italiani tha se Federata Braziliane e Futbollit (CBF) dëshiron që ai të zëvendësojë Titen, i cili dha dorëheqje pas Kupës së Botës “Katar 2022”, transmeton Gazeta Express.

Ramon Menezes është aktualisht në krye të “Selecaos”.

Kontrata e Ancelottit me Real Madridin përfundon në qershor të vitit 2024. Dhe, ai tha se do të respektojë marrëveshjen e tij me “Los Blancos”.

“Po, realiteti është se kombëtarja braziliane më dëshiron, e dua këtë dhe më emocionon”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp.

“Pas kësaj, ju duhet të respektoni kontratën, një kontratë që unë dua ta përmbush”, shtoi ai.

Ancelotti tha se është i lumtur në Real Madrid në periudhën e tij të dytë në klub, por askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

“Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, dhe pastaj është realiteti. Në rastin tim, është shumë e thjeshtë. Unë kam një kontratë dhe dua ta respektoj atë, sepse më pëlqen Real Madridi, më pëlqen ky klub dhe çdo gjë që mund të ndodhë pas kësaj është në të ardhmen, dhe askush nuk e di të ardhmen”, vazhdoi 60-vjeçari.

“Pensionimi pas Real Madridit? Nuk mund ta konfirmojë këtë sot. Do të qëndroja derisa klubi të më lejojë”, deklaroi Ancelotti.

Real Madridi këtë sezon duket se ka humbur garën për mbrojtjen e titullit në La Liga, por jo edhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll është në çerekfinale të kësaj gare, si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme