Ancelotti: Xabi Alonso do të bëhet trajner i madh

Carlo Ancelotti pret nga Xabi Alonso të fillojë punën e trajnerit pas pensionimit

Mesfushori spanjoll ka njoftuar se do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij stinori.

Xabi Alonso nuk ka treguar se me çka do të merret pas largimit nga futbolli, por sipas trajnerit aktual të tij te Bayerni, Carlo Ancelotti 35-vjeçari duhet të ia fillojë punën si trajner.

“Më duhet ta pranoj vendimin e tij. Do ta humbasim një mesfushor shumë kualitativ”, ka deklaruar italiani.

“Jam i lumtur që kam pasur mundësinë të punojë me Xabin, pasi ai është një profesionist i vërtetë dhe njeri i mrekullueshëm”.

“Kemi edhe tre muaj për të punuar bashkë dhe shpresoj të fitojmë tituj të tjerë”.

“Xabi dëshiron që të pushojë nga futbolli, por me kualitetet dhe eksperiencën që ka ai mund të bëhet një trajner fantastik në të ardhmen”, ka përfunduar Ancelotti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme