Anulohen mbi 660 fluturime në dy aeroporte të Berlinit

Greva e punëtorëve ka bërë që 600 fluturime të anulohen sot në dy aeroporte të Berlinit.

“195 fluturime janë anuluar në aeroportin ‘Schoenefeld’ dhe 465 të tjera në atë ‘Tegel’ në Berlin,” ka njoftuar sot zëdhënësi i aeroportit të Berlinit, Daniel Tolksdorf, transmeton Express.

Punëtorët në aeroportet “Schoenefeld” dhe “Tegel” të Berlinit kanë hyrë në grevë sot në 4 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri nesër në 5 të mëngjesit, njofton German Union Verdi.

Unioni kërkon një rritje në rrogat e punëtorëve nga rreth 11 euro në orë në 12 sosh, si pjesë e marrëveshjes kolektive njëvjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme