Armando Sadiku është duke shkëlqyer në Zvicër
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është duke shkëlqyer në kampionatin zviceran. Ai ka shënuar sërish gol për Luganon, në fitoren prej 2:1 ndaj Lausanne, shkruan Gazeta Express.
Sadiku shënoi golin e parë në minutën e gjashtë të ndeshjes, të cilin e festoi si Cristiano Ronaldo, përcjell Express.