Arrihet marrëveshja mes McGregor dhe Mayweatherit, gati për luftën e madhe?

Lajme të mëdha nga vijnë nga The Sun, të cilët bëjnë të ditur se Conor McGregor dhe Floyd Mayweather kanë arritur akordin për një duel sensacional boksi mes tyre.

Pas muaj të tërë negociatash intensive, përfaqësues të yllit më të famshëm të UFC kanë arritur të përkufizojnë termat e kontratës me boksierin më të suksesshëm të dekadës së fundit, i njohur edhe me nofkën Moneymacker për shkak të fitimeve të jashtëzakonshme që ka gjeneruar.

Edhe pse kontrata ende nuk është firmosur, tashmë akordi është arritur dhe luftëtari 28-vjeçar do të ndeshet ballë për ballë me boksierin 39-vjeçar që nuk njeh asnjë humbje.

Për këtë arsye McGregor ka lënë Dublinin për shkuar në SHBA ku do të xhirojë një spot kundër abuzimit ndaj fëmijëve , çka është pjesë e një akordi me Komisionin e Sportit në Nevada pasi u akuzuar se kishte goditur me një shishe uji Nate Dioaz.

Udhëtimi në Las Vegas bëhet pikërisht për shtruar rrugën drejt duelit të madh me McGregor që do të ketë shansin për tu takuar nga afër me Mayweather.

Lajmi për duelin e madh që pritet me ankth nga të pasionuarit e sporteve luftarake sipas The Sun do të zyrtarizohet brenda dy javëve të ardhshme. /SS/