Arrin Bitcoin ATM i parë në Kosovë

Jetojmë në një epokë kur monedhat kriptografike janë bërë temë diskutimi nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët.

Sa më shpejtë të kuptohet kjo lëvizje si një risi teknologjike e ashtuquajtur BlockChain e cila vjen nga transformim madh i Teknologjisë së informacionit, aq më i lehtë dhe me më pak pasoja do të jetë adaptimi i saj në një shoqëri apo shtet ligjor.

Sot në shtetet e zhvilluara, shumë shërbime, produkte kanë filluar të ofrohen kundrejt monedhës Bitcoin.

Që nga Hotelet, karburanti, food delivery dhe deri taksat qeveritare siç është rasti i Gjermanisë, janë përshtatur transformimit teknologjik, pra duke u bërë pjesë e këtij komuniteti të madh global.

E ndërsa në Prishtinë dhe Tiranë, institucionet qeveritare si Doganat e Kosovës, apo Banka e Shqipërisë dalin me deklarata edukative, duke bërë apel për maturi në përdorimin e monedhave kriptografike, si gjithmonë sektori i biznesit është aktori proaktiv i  cili bën hapin e parë.

Është pikërisht kompania Albvision Ltd e cila sjell këtë risi në Prishtinë. ATM-në e parë të saj të monedhës virtuale Bitcoin, me premtimin se Tirana dhe Shkupi do të jenë dy destinacionet e radhës të furnizimit me ATM të këmbimit të parasë virtuale.

ATM-ja BATMTwo është zhvilluar nga GeneralBytes dhe janë implementuar mbi 500 të tilla në mbarë botën.

Kjo ATM pritet të ofrojë disa prej monedhave virtuale më të përdorura si Ether, Dash, Bitcoin, Doge dhe LiteCoin. Kosova i bashkohet listës së 57 shteteve të botës të cilat operojnë një ATM të monedhave virtuale.

Numërohen plot 1340 ATM, 226 operatorë dhe 21 prodhues të ATM-ve për këmbimin e monedhës virtuale në mbarë botën.

ATM vjen në një kohë kur interesi për monedhat virtuale është rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe Kosovë. 800 mijë Euro janë shpenzuar për blerjen e pajisjeve që prodhojnë këto monedha në Kosovë shpreheshin dy javë më parë institucionet doganore.

ATM-ja, ku qytetarët e Kosovës mund të blejnë dhe shesin Bitcoin, do të vendoset në qendër të Prishtinës. Transaksionet e para do të kryhen vetëm në Bitcoin ndërsa në të ardhmen edhe në 10 monedha të tjera virtuale.

Bitcoin është monedha virtuale më popullore në botë me një vlerë tregu prej 40 miliard dollarësh. Që nga fillimi i vitit ajo pati një rritje të konsiderueshme duke prekur vlera rekord prej 3,000 dollarësh gjatë muajit Qershor.

Albvision bëri të ditur se së shpejti edhe Tirana do të ketë ATM-në e saj të parë të monedhës virtuale.

Albvision themeluar në 2000 në Kosovë ushtron aktivitetin e saj në sektorët e sistemeve të informacionit dhe sigurisë, bankarë, postarë, energjitik, telekomunikacionit, komunikimit me mbi 10 vite eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni./]PCWorld Albanian

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme