Audi A8 ia kalon me teknologji modeleve të Mercedesit dhe BMW-së

Seria e re e Audi A8 do të vijë si kundërpërgjigje ndaj rivalëve Mercedes S-Class dhe BMW 7 Series sa i përket teknologjisë dhe dizajnit.

A8 i ri do të jetë i përbërë me më shumë alumin se kurrë. Përveç këtij metali ky model do të ketë magnez dhe fibra karboni, por do të ketë më shumë kile për shkak të teknologjisë autonome dhe fuqisë që vjen nga motori hibrid. Audi A8 2017 me gjasë do të prezantohet gjatë kësaj vere, ndërsa shitjet do të fillojnë në vjeshtë.

Kompania gjermane është e njohur për historinë e saj që A8 të ketë konstrukt të lehtë, por inxhinierët kanë paralajmëruar se modeli i ri do të ketë 50 kilogramë më shumë sesa struktura ekzistuese tek A8.

 

Në shtim të peshës ka ndihmuar motori 48 voltësh dhe një armatë e tërë sensorësh, shto këtu edhe elektronikën së bashku me kamerat, transmeton Koha.net.

Faktori i tretë është motori alternativ. Audi së paku do të prezantojë një version plug-in hibrid të A8 dhe bateritë për veturë do ta shtojnë edhe më shumë peshën në veturë.

Audi beson se 90 për qind e inovacionit në modeli e ri është në sektorin automotiv, duke filluar nga elektronika, me dritat që do të luajnë rol të rëndësishëm. Teknologjia Matrix LED është e re, por Audi ka filluar që të çojë më tej lojën me to. Gjiganti gjerman është duke punuar në krijimin e LED-ëve organik.

© KOHA