SUV i ri i Audi, i gjithi elektrik, është spiunuar gjatë testimi.
Ai rivalizon direkt Tesla Model X, i cili do të zbulohet në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton koha.net.
Audi E-Tron do të fillojë të shitet në vitin 2018, ndërsa është fotografuar duke u testuar nga inxhinierët e Audi ndërsa ka dizajnin e konceptit të prezantuar në 2015-ën.
E-Tron i spiunuar gjatë testimit është shumë mirë i kamufluar dhe nuk mund të vërehen detajet e tij, ndërsa do të ketë bateritë të cilat me një mbushje të vetme bëjnë që kjo veturë të përshkojë 500 kilometra rrugë.