‘Bajrami’ është vëllazërim! – Mijëra bestimtarë myslimanë falen bashkarisht në Sheshin Skënderbej

Mijëra besimtarë myslimanë janë falur sot në sheshin Skënderbej në Tiranë, bashkarisht, në ritin e tyre, faljen e namazit me rastin e Fitër Bajramit. Mesazhi kryesor që u shfaq në ekranet ishte ” Bajrami është vëllazërim”.

Kremtimi i kësaj feste vjen pas 30 ditësh agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit, sipas besimtarëve myslimanë. Në këtë ditë Allahu i shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë drejtuar faljen duke lexuar Kuranin dhe me ligjerata për paqe, harmoni, gëzim.

“Festa e Fitrit” në shqip, domethënia dhe rëndësia e festës

“Fitër Bajrami është emërtim i përbërë nga dy fjalë të huaja, – ka shpjeguar profesori kosovar Xhabir Hamiti në Fakultetin e Studimeve Islamike kohë më parë.  “Fitër” arabisht dhe “bajram” turqisht, kurse nëse në gjuhën shqipe mund të quhet “Festa e Fitrit”.

Në arabisht kjo festë quhet “ “Iidul fitër”, e cila ka kuptimin e kthimit në natyrshmëri. Besimtarët mysliman të cilët ishin të përkushtuar gjatë gjithë këtij muaj të Ramazanit, tani kthehen në natyrshmërinë e tyre të përditshme, duke vazhduar orarin e zakonshëm të ushqimit rutinor ditor si dhe gjumit të natës ashtu si edhe më parë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme