Barazime të shumta në miqësoret europiane

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Pesë barazime u shënuan në takimet miqësore të së martës, tre prej të cilave nuk patën dhe gola.

Më afër fitores qe Anglia, që ndaj Spanjës kryesonte 2-0 në “Wembley”. Lallana në minutën e 9-të, me 11-metërsh, dhe Vardy në minutën e 48-të u patën dhënë epërsinë vendasve.

Por spanjollët do të kujtoheshin të godisnin thuajse në mbarim të ndeshjes. Fillimisht e ngushtoi rezultatin Aspas në minutën e 89-të, e në të 96-tën minutë barazoi Isco, duke fiksuar shifrat 2-2.

Në përballjen e tyre në Milano, Italia dhe Gjermania nuk ia dolën ta ndryshojnë rezultatin e fillimndeshjes.

Në një sfidë ku u luajt me formacione deri diku eksperimentale, të dyja përfaqësueset kishin rastet e tyre, posaçërisht në pjesën e dytë. Gjithsesi, ndeshja do të përfundonte 0-0.

Dy takime të tjera u mbyllën po ashtu pa gola, Austri – Sllovaki dhe Francë – Bregu i Fildishtë.

Çekia dhe Danimarka u ndanë 1-1 mes tyre.

Me një kurbë rezultatesh në ngjitje, Kroacia regjistroi fitoren më të thellë dhe më bindëse të mbrëmjes, duke fituar 0-3 ndaj Irlandës së Veriut. Fitore në transfertë arritën dhe Islanda e Suedia, që mundën 0-2 përkatësisht Maltën dhe Hungarinë.

Ukraina tregoi forcën ndaj Serbisë, dhe e mposhti 2-0; 1-0 qe rezultati i miqësores midis Rusisë dhe Rumanisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme