Barça e ka të ndaluar të gabojë më në “Camp Nou”

Barcelona përballet me një tjetër “ndeshje jete” të shtunën, në “Camp Nou”, kundër Las Palmas. Ekipi i Luis Enrique, në qoftë se do të vazhdojë ta mbajë gjallë opsionin e titullit në La Liga, nuk mund të lërë më asnjë pikë, sidomos në “Coliseum”-in katalanas. Barcelona, ​​pesë pikë prapa liderit, Real Madrid, i cili, gjithashtu, ka një lojë në dorë, nuk mund ta përballojë dështimin ditën e sotme (ora 16:15) kundër Las Palmas, e cila vjen me një mbrojtje solide. Në letër, grupi i Luis Enrique është favorit, por ekipi “kanarinë” frymëzohet nga paraqitja e sezonit të kaluar me Barcelonën. Blaguranët nuk mund të humbin më pikë në shtëpi.

Në tetë ndeshjet e para të La Liga, ata kanë lënë nëntë pikë brenda në “Camp Nou”.Barça humbi kundër Alavés (1-2), barazoi kundër Atletico (1-1), Malaga (0-0) dhe Real Madrid (1-1). Thënë ndryshe, katalanasit kanë marrë 15 nga 24 pikë të mundshme si pritës, ose 62.5% të totalit të pritshëm në “Camp Nou”. Kësaj here, Luis Enrique i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, me përjashtim të Masip, Aleix Vidal dhe Mathieu. Trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp, para ndeshjes, ka lavdëruar kundërshtarin dhe paralajmëroi se ndeshja nuk do të jetë e lehtë. Ata që luajnë në mënyrë të sigurtë janë përbërësit e “trident:-it MSN. Ata shënuan tre gola në mesjavë, kundër Athletic, dhe arritën kuotën e 302 golave që kur luajnë së bashku. Përveç kësaj, Luis Suarez ka nënshkruar numrin e 100 golave me fanellën e Barcelonës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme