Barcelona ia bën “bajat” Realit me një super përforcim (FOTO)

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Barcelona ka identifikuar një përforcim të madh për të ardhmen

Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit të Juventust, Paulo Dybala.

Reprezentuesi argjentinas ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për “Bianconerët”, pas transferimit nga Palermo në verën e vitit të kaluar.

Dhe, në Spanjë janë të sigurt se ai është objektivi i madh i gjigantit katalan për të ardhmen, përcjell “Lajmi.net”.

Me ardhjen e mundshme të Dybalas, Barcelona do ta përforconte edhe më tepër sulmin për t’i fituar duelet me rivalin e madh nga La Liga, Real Madrid.