Nënkryetari i Real Betisit, Jose Miguel Lopez Catalan ka bërë të ditur se kreu i Real Madridit, Florentino Perez ishte shumë i hidhëruar pas fitores së madhe të Barcelonës ndaj PSG në Ligën e Kampionëve me rezultat 6:1.
“Zemërimi i tij ishte i madh”, deklaroi Catalan, i afërt me Perezin, përcjell “lajmi.net”.
“E kemi shikuar ndeshjen së bashku me Florentinon dhe bordin e tij që ishin shumë të hidhëruar me rikthimin e Barcelonës ndaj PSG”, u shpreh ai.
“E kemi parë të gjithë, futbolli është i komplikuar”, përfundoi Catalan.