Barta lëshohet nga spitali pas operimit (Foto)

Marc Barta është lëshuar nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike në krah.

Spanjolli është lënduar pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi ta autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes kundër Monacos.

“Siç po e shikoni jam shumë më mirë, faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mesazhet”.

“Gjithë mbështetja ime shkon për bashkëlojtarët, tifozët dhe BVB në takimin e sotshëm”, ka thënë Barta.

Dortmundi dhe Monaco luajnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja do të fillojë nga ora 18:45. /Telegrafi/