Bayern Munich s’heq dorë nga Sane

Bayern Munich nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga përpjekjet për ta transferuar anësorin gjerman të Manchester City, Leroy Sane.

Sipas “The Sun” në Angli, kampioni gjerman do të rikthehet me një ofertë të re për Sane në janar, transmeton Gazeta Express.

Bayern bëri përpjekje të mëdha për ta blerë 23-vjeçarin gjatë gjithë verës, por u ndal kur Sane pësoi një lëndim të rëndë në gju në një ndeshje të Community Shield.

Edhe pse Sane nuk do të jetë në gjendje të luajë ende, Bayerni do të kërkojë akoma ta blejë përfaqësuesin gjerman në afatin e ardhshëm kalimtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme