Bayern vendos për të ardhmen e Sane!

Sulmuesi Leroy Sane pritet të mos jetë pjesë e Bayern Munichut për edicionin e ri.

“Bild” ka njoftuar të premten se Bayerni ka vendosur që ta nxjerrë reprezentuesin gjerman në shitje, pasi në klub nuk janë të kënaqur me kontributin e tij.

Sane bëhet sulmuesi i tretë që pritet të largohet këtë verë nga Bayerni pas Sadio Manes e Serge Gnabryt.

Trajneri Thomas Tuchel ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e Sanes, për të cilin Bayerni po kërkon të paktën 50 milionë euro.

27-vjeçar ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 10 asistime së fundmi për Bayernin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ai iu bashkua Bayernit para tre vjetësh nga skuadra e Manchester Cityt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme