“Befasia” Trepça ’89 dimëron e para, synim Liga e Kampionëve

Trepça ’89 ka arritur që të dimërojë në pozitën e parë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Trepça ’89 do të dimërojë në vendin e parë të Vala Superligës, pasi stinorin vjeshtor e mbylli me 39 pikë, një sukses i jashtëzakonshëm i tyre.

Ata lanë prapa Prishtinën me 35 pikë, derisa Llapi ka një ndeshje më pak me 33 pikë.

Skuadra mitrovicase ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan “Lajmi.net”.

Pozita e parë do ta shtojë motivimin tek Trepça ’89, skuadër që do të synojë titullin e kampionit në pjesën e dytë të sezonit.

Po ashtu, një arsye shtesë për ta ndjekur suksesin është edhe mundësia për të luajtur në kualifikime për Ligën e Kampionëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme