Beqiraj i prin Malit të Zi në “Fadil Vokrri”

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj pas shumë vitesh do të luajë në Kosovë, aty ku i bëri hapat e parë.

Ai do t’i prijë sulmit të Përfaqësueses së Malit të Zi në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020” kundër Kosovës.

Kjo përballje zhvillohet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon Grupit A eliminator, shkruan sot Koha Ditore.

Beqiraj që është edhe kapiten dhe Stefan Mugosha janë sulmuesit e vetëm në listën e përzgjedhësit të Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq. Ai të martën ka publikuar listën me emrat e 20 futbollistëve për ndeshjet eliminatore që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Mali i Zi, tri ditë para ndeshjes me Kosovën, do të luajë në shtëpi kundër Bullgarisë. Të dyja këto ekipe ndajnë dy pozitat e fundit në grup me nga dy pikë të tubuara.

Kosova është e treta me tetë pikë, një më pak se Çekia që renditet e dyta, kurse grupit i prin Anglia me 12 pikë të mbledhura dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Beqiraj 31-vjeçar, deri më tani ka zhvilluar 60 ndeshje për Malin e Zi dhe ka realizuar dhjetë gola. Ai është larguar nga Kosova në vitin 2008, ndërkohë nga viti 2009 përfaqëson vendin fqinj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme