Berisha e Memushaj me deklarata interesante për Izraelin

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Ditën e sotme ashtu siç është bërë zakon lojtarë të Kombëtares kuqezi kanë dalë në konferencë për mediat para ndeshjes me Izraelin.

Ka qenë rradha e Etrit Berishës dhe Ledian Memushajt për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në “Tropikal Resort”. I pari që foli ishte Etrit Berisha, i cili

Fillimisht portieri Etrit Berisha deklaroi: “Është një ndeshje deçizive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real në këtë grup të fortë.”

“Mendoj se forcën më të madhe kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës.”

“Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”-deklaroi portieri gardiani u portës së kombëtares kuqezi.

Ndërkohë më pas ishte rradha e Ledian Memushajt për t’u pyetjeve të gazetarëve, Mesfushori vlonjat pohoi faktin se skuadra po stërvitet fort dhe se është mirë që a konkurencë në ekip.

Memushaj gjithashtu largoi vëmëndjen nga ndeshja me Italinë, teksa u shpreh: “Italia? Kanë shumë respekt për skuadrën tonë dhe ata e vlerësojnë arritjen tonë të deritanishme.”

“Por ne, na duhet të përqëndrohemi tek Izraeli. Po stërvitemi shumë fort, për këtë ndeshje. Në kombëtare ka shumë konkurencë dhe kjo është gjë shumë e mirë.”

“Zgjedhjet janë të trajnerit dhe unë do të përpiqem sa më shumë për të merituar besimin e tij dhe për të dhënë më të mirën”, përfundoi mesfushori i kombëtares së Shqipërisë.