Bitcoin drejt fundit, rënie të tmerrshme në çmim

Viti 2018 po del të jetë i tmerrshëm për Bitcoin.

Monedha digjitale ka rënë për 50% prej fillimit të këtij viti, duke rënë në $7,000 këtë të premte.

Më pak se katër muaj më parë, çmimi i Bitcoin ishte diku afër 20,000 dollarë

Rëniet e fundit vijnë pas iniciativave për t’i rregulluar kriptomonedhat në Evropë dhe Azi.

Në Japoni, dy këmbimore të monedhave virtuale janë mbyllur këtë javë, pasi dështuan të sigurojnë licenca nga shteti për të vepruar.


Japonia është një nga vendet ku shitja e Bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale shpërtheu vitin e kaluar, duke ndikuar në rritjen e çmimeve.

Pothuajse gjysma e gjithë tregtimit global të Bitcoin u bë në Japoni vitin e kaluar, thuhet sipas uebfaqes CryptoCompare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme