Bleona e braktisë spektaklin e njohur, vjen Olta Gixhari

Bleona Qerreti mesa duket nuk do të jetë më pjesë e anëtares së jurisë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.

Blitz.al ka zbuluar se aktorja Olta Gixhari do të jetë sezonin e ardhshëm në rolin anëtares së jurisë.

Spektakli ku VIP-at transformohen në personazhe të huaj dhe shqiptarë do të rikthehet në ekranin e Tv Klan dhe këtë herë opinionet dhe vlerësimet për personazhet publike do t’i japë Olta Gixhari me kolegët e saj.

Vitin e kaluar, në spektaklin e producenteve Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka ishin tre anëtarë jurie: Arian Çani, Bojken Lako dhe Bleona Qereti.

Kjo e fundit ka pasur debate për çështje pagesash me producentet e spektaklit, ndaj ata kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me aktoren seksi.