Blero mbrëmë nxori në darkë zonjushën më të bukur

Këngëtarin Blero Muharremi, jemi mësuar shumë shpesh ta shohim duke dalur për darkë bashkë me vajzën e tij, Tarën.

Blero si një baba i përkushtuar edhe kësaj radhe mori vajzën dhe shkuan për të darkuar së bashku në një nga hotelet e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e publikuar në rrjetin social Instagram, babë e bijë duket se po kalonin për mrekulli në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Blero ka vajzën Tara nga martesa e parë me aktoren Teuta Krasniqi, ndërsa tani ai është i fejuar me Afrona Dikën.