BMW sjell dy modele të reja X5M dhe X6M Black Fire Special Edition [FOTO]

Shitjet e këtyre dy modeleve do të fillojnë në muajin Gusht në Gjermani.

 

Këto dy modele do të kenë dukje unike falë ngjyrës së zezë metalike Sapphire, grillit të errësuar si dhe rrotave të aluminit 21 inç më ngjyrë të zezë, transmeton Express. Detaje tjera në këto modele janë edhe pasqyrat me fibra karboni si dhe frenat me ngjyrë të kaltër dhe logon BMW M.

Interieri vjen me lëkurë të zezë Merino e cila ofron një kontrast me lëkurën e kuqe Mugello.

Të dyja modelet vijnë me motor 4.4-liter M TwinPower V8 i cili prodhon 575 PS (423 kW) dhe 750 Nm torkë. Motori është i lidhur me transmisionin automatik me tetë shpejtësi i cili transmeton fuqinë tek të gjitha rrotat. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 4.2 sekonda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme