‘Bonbon’ arrinë në 300 milionë klikime në Youtube! (Video)

Që me këngën e parë, tregoi që ka një talent që meriton të shihet përtej kufijve shqiptarë.

E këtë gjë, Era Istrefi e arriti me hitin ‘BonBon’ këngë kjo që e ngriti këngëtaren në top listat me të njohura botërore, duke ia dhënë asaj famën dhe duke ia hapur dyert e suksesit në të gjitha kontinentet, shkruan lajmi.net

Pasi u stër-dëgjua e u komentua, ‘BonBon’ i Erës bëri krenarë gjithë shqiptarët, pasi, përmes emrit të saj, ndodhi edhe një tjetër arritje për artistët shqiptarë.

Një yll po lindej, e po rritej me shpejtësi, madje po krahasohej me emrat më të njohur të industrisë muzikore, siç janë Rihanna dhe Sia.

Talentin e saj e pa edhe një nga kompanitë muzikore, siç është ‘Ultra Music’ me të cilët Era nënshkroi kontratë.

Kënga ‘BonBon’ kaloi në kanalin e kësaj kompanie në Youtube dhe deri më tani ka arritur shifrën e 300 milionë klikimeve, duke e bërë kështu si këngën më të dëgjuar shqiptare.

Por, Era nuk do ndalojë me kaq. Ajo është në përgatitje të klipit të ri, që pritet të dal shumë shpejt.

Jo vetëm edhe një, por, edhe shumë herë të tjera do të na bëj krenarë me talentin dhe muzikën e saj!/Lajmi.net/