Bonucci e “lodhi” Messin duke ia kërkuar fanelën, Chiellinit s’i pëlqeu kjo (Videi)

Leonardo Bonucci kishte insistuar vazhdimisht që ti merrte fanelën Lionel Messit. Mbrojtësi italian i kërkoi në dy-tri raste Messit që ti rezervonte fanelën.

Por insistimi i tij nuk i pëlqeu Chiellini që në një rast e qortoi. Megjithatë Bonucci ia arriti qëllimi pasi që Messi i fali fanelën pas ndeshjes.

“U gëzova për dy arsye pas ndeshjes. Ne u kualifikuam dhe unë e sigurova fanelën e Messit. Djali im është i lumtur për këtë” ka thënë Bonucci pas ndeshjes./Indeksonline/