Bora dhe Donaldi i kapën bashkë, vjen reagimi nga Beatrix

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, janë çifti më i komentuar.

Ata kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti.

Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit.

Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.

Në anën tjetër, Beatrix pas kësaj zhurme të madhe ka zgjedhur të publikojë një fotografi me ish banoren, Antonelën, derisa ka shkruar “Si i thonë mega-bomba në shqip”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme