Borussia Dortmund shokohet nga St Pauli, ‘milionerët’ eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

St Puali shokon Borussia Dortmundin, ‘milionerët’ eliminohen nga Kupa e Gjermanisë.

St Pauli ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1, duke i eliminuar ‘milionerët’ nga Kupa e Gjermanisë.

Liderët e Bundesliga 2 e nisën furishëm takimin, duke treguar se nuk janë futur në lojë vetëm për pjesëmarrje.

Marcel Hartel asistoi te Etienne Amenyido që shënoi për epërsinë e St. Paulit prej 1-0.

Gjërat për Borussia u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 40-të.

Axel Ëitsel ishte ai që shënoi në portën e tij për 2-0, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.

Krejt cka mundi të bëjë Borussia ishte një gol për të hapur ndeshje në minutën e 58-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Erling Haaland që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe St Pauli kaloi tutje, ndërsa Leart Paqarada luajti për 90 minuta në këtë fitore të madhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme