Bota në dhimbje për humbjen e Leonard Cohen

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Këngëtari dhe kompozitori Leonard Cohen ka ndërruar jetë dje – në kohën kur sapo kishte mbush 82 vjeç.

Në nder të tij shumë njerëz në Montreal u mblodhën dhe ndezën qirinj jashtë shtëpisë së poetit, disa orë pasi ai vdiq në Los Angeles.

Këngëtari është nderuar nga shumë njerëz edhe në hyrje të Hotel Chelsea në New York të premten, njofton Klan Kosova.

Kjo ndodhi pasi Cohen në vitin 1974 kishte lannsuar këngën e quajtur “Chelsea Hotel No. 2”. Madje ai ishte një nga shumë këngëtarët e famshëm që dikur kanë jetuar në këtë hotel historik.

Kritikët e kanë krahasuar Cohen edhe me Bob Dylan për forcën e shkrimit të tij.

Njëra ndër këngët më të njohura të Cohen është “Hallelujah” i cila ka 200 variacione, ndonëse kur u shkrua në vitin 1984 u refuzua nga kompania diskografike pasi konsiderohej “pamjaftueshëm komerciale”.

Vdekja e Cohen i ka trishtuar edhe mijëra adhurues së tij nëpër botë të cilët dje dhimbjen e kanë shprehur edhe përmes rrjeteve sociale.

“E ndjeva nj dhimbje të madhe kur mora vesh se poeti legjendar, kompozitori dhe artisti Leonard Cohen ka vdekur”, ka shkruar njëri nga ta në Facebook.

“Ne kemi humbur një largpamës të nderuar të muzikës”, ka shkruar një tjetër.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme