Buffon: Kur kam luajtur në botërorin e Francës, Mbappe atëherë ka lindur

Gianluigi Buffon ka filluar të luajë futboll profesionist para se Kylian Mbappe të lindë, por fati i ka sjellë përballë njëri tjetrit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. 

Buffon, që ka 39 vjet, e ka bërë debutimin e tij të parë në Serie A, tri vite para se të linde sulmuesi i Monacos.

“Ai ka lindur në vitin 1998, e saktë? Kam qenë në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë kur ai ka lindur”, ka thënë fillimisht Buffon për ueb faqen e UEFA-s.

“Kjo është e bukura e jetës, e bukura e të jetuarit, të njohësh djem që kanë lindur pasi t’i ke filluar të luash”, ka thënë Buffon.

Portieri italian dëshiron të luajë deri në Kampionatin Botëror  Rusi 2018. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme