Bushi nis punën te Shpresat: Hedhim bazat e së ardhmes kuqezi

Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi planifikon grumbullimin e parë nën drejtimin e tij të skuadrës, që pas emërimit në krye të Shpresave. Gjatë një dalje publike për mediat në FSHF, Bushi theksoi se ka planifikuar dhe do të nisë në Durrës ditën e mërkurë edhe një stejxh stërvitor disa ditor me futbollistë kryesisht të ardhur nga jashtë.

Trajneri i ka idetë e qarta për strategjinë që duhet të ndjekë pavarësisht se është një periudhë e shkurtër.

“Është grumbullimi i parë me 21 vjecarët, pasi është periudhë e shkurtër. Kemi ide për disa lojtarë por pas grumbullimit do ti kemi më të qarta. Nuk kemi bazë nga ekipi i vjetër, pasi kanë mbushur moshën. Po mundohemi të krijojmë bazën për të ardhmen. Për këtë arsye do të bëjmë një tjetër grumbullim edhe në muajin shkurt, ku do të marrin pjesë futbollistë nga Shqipëria dhe rajoni.”

Alban Bushi kërkon të ruajë të njëjtën linjë, teksa bën të qartë që kriteri për grumbullimin mbetet vetëm një.
“Lojtarët më në formë do të afrohen në ekip. Cdo futbollist është në planet e mia, por gjithçka varet vetëm nga forma e tyre. Në këtë periudhë jemi mundur të marrim lojtarë që klubet i kanë dhënë leje pasi nuk jemi në datat e përcaktuara nga FIFA.”

do të ndërtojmë boshtin e ekipit”, u shpreh Bushi.
Nga data 18-25 janar, Bushi do të grumbullojë lojtarët për t’i vëzhguar nga afër dhe më pas të planifikojë ekipin për kualifikueset e ardhshme.

Lista

Elhan Kastrati – Teuta (Shqipëri)
Mario Dajsinani – Partizani (Shqipëri)
Bardhec Bytyqi – Aalborg (Danimarkë)
Idriz Voca – Luzern (Zvicër)
Laurant Sadiku – Jang Bojs (Zvicër)
Arlind Amidi – Altak (Austri)
Ymer Shaba – Dinamo (Shqipëri)
Leonardo Maloku – Peskara (Itali)
Alfred Ajdarevic – Orebro (Suedi)
Fabio Sakaj – Modena (Itali)
Amarildo Gjoka – Kortrijk (Belgjikë)
Olgert Merkaj – Sampdoria (Itali)
Romeo Shahinas – Racing Roma (Itali)
Heroid Gjoshi – Vil (Zvicër)
Frederiko Zenuni – Tutokuoio (Itali)
Sherif Kallaku – Kremoneze (Itali)
Ardit Deliu – RNK Split (Kroaci)
Ermir Sahiti – Rabotniçki (Maqedoni)
Arjan Kabashi – Elfsborg (Suedi)
Valdrin Mustafa – Kaizerslauten (Gjermani)
Çlirim Shabani – Luzern (Zvicër)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme