Lionel Messi dhe Antonella Rocuzzo e kanë vendosur përfundimisht datën dhe vendin e martesës.
Mediat argjentinase shkruajn se Messi do të martohet me Antonellan me 24 qershor, në të njëjtën ditë kur edhe feston ditëlindjen e tij të 30-të.
Ceremonia fetare do të zhvillohet në kishën e Rosarios ndërsa dasma do të mbahet në Arroyo Seco, aty ku familja e Messit e kalon kohën më të madhe.
Në dasëm thuhet se do të jenë mbi 600 të ftuar, numër ky shumë më i madh se që ishte planifikuar.
Cristiano Ronaldo pritet të jetë i ftuar edhepse gjasat për pjesëmarrjen e tij thuhet të jenë të vogla.