Caressa: Messi do të largohet nga Barcelona, ky mund të jetë klubi i ri!

Gazetari i njohur i “Sky Sport”, Fabio Caressa parashikon largimin e Lionel Messit nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Fabio Caressa parashikon largimin e Lionel Messit nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Gazetari i njohur i “Sky Sport” po ashtu beson se ekziston mundësia e transferimit të argjentinasit në Inter, klub që ka konfirmuar interesimin për blerjen e tij.

“Messi më duket nervoz, nuk është i kënaqur dhe sipas meje do të largohet nga Barcelona”, deklaroi ai për “Sky Calcio Club”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk di asgjë rreth transferimit në Inter, por është një lajm që e dëgjoj shpesh dhe po e përsëris”, theksoi Caressa. /Lajmi.net/