Carlo Ancelotti: Kane është një lojtar i madh, por ai luan për Tottenhamin

Ancelotti: Kane është një lojtar i madh, por ai luan për Tottenhamin.

Përforcimi në fazën e sulmit është shndërruar në një prioritet për Real Madridin.

Karim Benzema është sulmuesi i vetëm natyral për momentin dhe duke pasur parasysh problemet e tij me lëndime, është një pozicion që do të kërkojë përforcime.

Real Madridi ka kërkuar nënshkrimin e një sulmuesi që do të konkurronte me francezin.

Harry Kane është një prej sulmuesve që ndodhet në listën e “Los Blancos”.

Duke folur përpara ndeshjes të së dielës kundër Athletic Bilbao, Carlo Ancelotti refuzoi të japë shumë për interesimin e supozuar të klubit për anglezin.

“Nuk do të flas për të ardhmen e skuadrës. Kane është një lojtar i madh, por ai luan për Tottenham. Ne duhet ta respektojmë atë”, u shpreh italiani.

Joselu Mato dhe Roberto Firmino janë dy sulmuesit tjerë në listën e Real Madridit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme