Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hedh poshtë kërkesën e Serbisë për të anulluar vendimin e UEFA për pranimin e Kosovës.
Kosova ka fituar gjyqin në CAS kundër Serbisë.
Federata e Kosovës ka njoftuar se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për të anuluar vendimin e UEFA për pranimin e Kosovës si antëaren e saj të 55.
CAS ka bërë të ditur se Federata Serbe e Futbollit pretendonte se UEFA kishte shkelur vetë rregulloren e saj ku parashikohej se çdo vend europian i pranishëm brenda kufinjve të kontinentit dhe që njihet nga OKB mund të anëtarësohet pranë saj. Duke qenë se Kosova nuk është anëtare e OKB, atëherë FAS kërkonte anulimin e këtij vendimi.
Por, CAS ka bërë të qartë se UEFA është bazuar pikërisht te rregullorja e saj dhe në bazë të nenit të 5, pika 1, Kosova gjendet brenda kufinjve të kontinentit europian dhe njihet nga shumica e vendeve europiane që janë anëtare të OKB dhe kjo automatikisht e bën atë anëtare me të drejta të plota të UEFA, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimin e Serbisë.
Kosova u pranua në UEFA me datë 3 maj të vitit 2016 gjatë Kongresit të mbajtur në Budapest